Kosovo Chamber of Physiotherapists - Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës

Informatat Gjenerale KONGRESI I TRETË NDËRKOMBËTAR I FIZIOTERAPISË, PRISHTINË, KOSOVË

DATA E EVENTIT

Prill 25-26. 2025

GJUHA ZYRTARE

Anglisht dhe Shqip.

AKREDITIMI

Kongresi është i akredituar nga Komiteti për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i Odës së Fizioterapisë së Kosovës me 20 pikë për pjesëmarrësit aktivë dhe 15 pikë për pjesëmarrësit pasivë.

CERTIFIKATA E PJESËMARRJES

Çdo pjesëmarrës do të marrë një certifikatë pas përfundimit të eventit.

DORËZIMI I ABSTRAKTIT

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 1 mars 2025

EKSPOZITA

Në ambientet e Kongresit do të ketë një ekspozitë të pajisjeve fizioterapeutike, mjekësore dhe produkteve farmaceutike. Në e-platformën e kongresit do të ketë edhe një ekspozitë paralele online.

PREZANTIMET

Pajisjet vizuale të disponueshme për të gjitha prezantimet do të jenë përmes prezantimit në power point. Prezantimet duhet të dërgohen me e-mail në sekretariatin teknik 48 orë përpara fillimit të eventit. Përdorimi i kompjuterëve personalë nuk do të jetë i realizueshëm.